Goditje e rëndë për Interin, sulmuesi argjentinas humb derbin me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 20:16

Goditje e rëndë për Interin, sulmuesi argjentinas humb derbin me Milanin

Simone Inzagi ka marrë një lajm të keq vetëm një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme të Interit, derbit të Milanos. Trajneri do të ketë një alternativë më pak në dispozicion në repartin e avancuar pasi zikalterit nuk do të kenë shërbimet e Hoakin Korrea për këtë duel.

korrea lautaro

Futbollisti raportohet se ka një shqetësim muskulor që nuk e ka lejuar të stërvitet dhe si rrjedhojë, llogaritet jashtë për duelin e nesërm në “San Siro”. Një problem më vete për Inzagin, po të merret parasysh edhe forma jo e mirë e Lukakut deri tani.

Korrea nuk llogaritej si titullar për duelin e nesërm, por ishte një alternativë për të freskuar sulmin gjatë sfidës. Lautaro Martinez është titullar i paprekshëm, por tani mbetet të mësohet se cili mes Xheko dhe Lukaku do të luajnë përkrah tij nga minuta e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"