Goditje e papritur e Laçit, kthen në radhët e ekipit “Këpucën e Artë” të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 21:03

Goditje e papritur e Laçit, kthen në radhët e ekipit “Këpucën e Artë” të Superiores

Laçi do të ketë një përforcim më shumë për pjesën e dytë të sezonit, teksa ka gjetur një lojtar goli që duket se u mungonte kurbinasve. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim në radhët e këtij ekipi, pasi me të do të aktivizohet përsëri “Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar.

guindo

Sulmuesi nga Mali, Saliu Guindo, i kishte dhënë lamtumirën në verë skuadrës së Laçit, për të provuar një eksperiencë në futbollin indian, ku kishte firmosur me Gokulam Kerala FC në kategorinë e dytë. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar siç priste ai dhe lojtari përfundoi në ekipin e dytë të kësaj skuadre.

“KF Laçi njofton se ka gjetur marrëveshjen për rikthimin e sulmuesit Saliu Guindo i cili vjet u shpall golashënuesi i kampionatit me 20 gola të shënuar. I urojmë mirëseardhjen sulmuesit nga Mali”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të kurbinasve që dekretonin këtë kthim të rëndësishëm i cili plotëson sulmin e skuadrës së Mezanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"