Goditje e orëve të fundit, Partizani rrëmben edhe futbollistin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 20:44

Goditje e orëve të fundit, Partizani rrëmben edhe futbollistin shkodran

Është një lëvizje e bujshme dhe e orëve të fundit. Burime pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije se Erald Çinari do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Partizanit. Mund të duket e pabesueshme por e vërtetë. Sipas këtyre burimeve lojtari është transferuar drejt kryeqytetit deri në momentin që të zgjidhet situata midis Alaveshit dhe Vllaznisë.

CINARI2-470x264

Kjo marrëveshje është arritur gjithashtu me premtimin se nëse krijohet mundësia për tu transferuar te ekipi spanjoll atëherë të kuqtë nuk do ta pengojnë. Kujtojmë që në garë për futbollistin ishte edhe skuadra e Laçit e cila e ka humbur garën me Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"