Goditje e madhe në limitet e merkatos, drejtuesit e Partizanit nuk dorëzohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 23:45

Goditje e madhe në limitet e merkatos, drejtuesit e Partizanit nuk dorëzohen

Lëvizjet në merkaton e janarit nuk kanë qenë të shumta te Partizani, por ky proces akoma nuk konsiderohet i mbyllur, ndaj hyrje-dalje priten deri në limitet e lejueshme.

Partizani miqesorja

Deri tani klubi ka prezantuar Dorian Kërçikun dhe Tedi Carën si përforcime, si dhe janë huazuar jashtë vendit Jasir Asani dhe Alesio Hyseni.

Sa u përket afrimeve, “Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit po tentojnë të bëjnë edhe ndonjë goditje të madhe në limite, gjithsesi janë të kushtëzuar nga fatura e lartë financiare e merkatos së verës, ku futbollistët e huaj janë më të paguarit, por që kanë rezultuar më pak efektivët. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë huazim tjetër nga grupi që stërvit Sormani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"