Goditje e madhe e Skënderbeut, federohet zyrtarisht francezi i mesfushës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 23:32

Goditje e madhe e Skënderbeut, federohet zyrtarisht francezi i mesfushës (VIDEO)

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Arnaud Guedj është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori francez ka marrë sot konfirmimin nga FIFA dhe i është bashkuar bardhekuqve në “Resortin Tropikal”. Lajmi është bë publik nga gazeta në datën 11 shtator ndërsa sot erdhi dhe zyrtarizimi.

WELCOME_16x9-1400x788

Mësohet se Guedj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me bardhekuqtë me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Shehi. 21-vjeçari është konsideruar si një “Sabjen Lilaj i ri”.

DDwJU0-XkAEBHwR

Mesfushori është aktivizuar në fillimet e tij tek ekipi i 2-të i Nisës në Francë më pas u transferua në Ukrainë tek ekipi i Zirka ku zhvilloi një sezon mbresëlënës duke u aktivizuar në 26 ndeshje zyrtare. Me afrimin e Guedj, mesfusha e Skënderbeut duket e konsoliduar. Francezi është vlerësuar si një lojtar cilësor, që pritet të bëjë diferencën tek kampionët në fuqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"