Goditje dyshe për prespektivën, mesfushorët firmosin me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 10:40

Goditje dyshe për prespektivën, mesfushorët firmosin me Juventusin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Juventusi dhe Xhenoa kanë mbyllur dje blerjen e Nikolo Rovelas. Mesfushori i datëlindjes 2001, në skadencë në fund të sezonit me kuqeblutë, ka kryer dje vizitat mjekësore me kampionët e Italisë në fuqi dhe sot do të nënshkruajë me “Zonjën e Vjetër”.

Rovela-Dabo

Vlera e këtij operacioni kap koston e 10 milionë eurove, plus kartonin e sulmuesit të ri bardhezi, Manolo Portanova. Për momentin mbeten për t’u kuptuar modaliteti i pagesës së 10 milionëve nga ana e Juventusit, por në të njëjtën kohë edhe fakti nëse Rovela, për të cilin interesoheshin shumë edhe Interi, Napoli e Milani, do të qëndrojë në Torino apo do të mbetet në huazim deri në fund të sezonit në radhët e Xhenoas.

Gjithçka do të saktësohet ditën e sotme, kur Rovela do të firmosë kontratën e tij 4- vjeçare me Juventusin, ndërsa Manolo Portanova do të transferohet që ditën e sotme nën urdhrat e trajnerit të Xhenoas, Davide Balardini dhe pse jo, mund të bëjë debutimin e tij me kuqeblutë, që të mërkurën (nesër) në mbrëmje, ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.

FIRMOS EDHE DABO – Një tjetër futbollist i ri që ka firmosur dje për Juventusin është edhe francezi Abdulaje Dabo. Mesfushori 19-vjeçar i ardhur nga Nantë ka kryer dhe ka kaluar testet mjekësore në Torino, ku zbarkoi me parametër zero. Dabo është një mëngjarash, një mesfushor shumë fizik, mjaft atletik dhe me një teknikë të lartë.

Rovela-Dabo afrimet

Juventusi e kishte ndjekur transalpinin që në verën e vitit 2017, kur kishte arritur që të ofronte edhe 7 milionë euro, por pasi Nantë nuk e lëshoi atëherë, e humbi këtë dimër me parametër zero. Abdulaje Dabo do të regjistrohet në radhët e Juventusit U-23, por mund të përdoret edhe nga Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"