Goditje dyshe në merkato, Kastrioti prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut dhe portierin Shala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:25

Goditje dyshe në merkato, Kastrioti prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut dhe portierin Shala

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. Ish-futbollisti i Skënderbeut, Joan Çela dhe portieri Arlis Shala, janë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.

Kastrioti-Skenderbeu

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi krutan ka konfirmuar afrimin e 2 futbollistëve, të cilët janë vënë në dispozicion të trajnerit Ndreu.

Shala në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës dhe Luftëtarit, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit në Kosovë. Ndërkohë që Çela vjen nga ekipi i Skënderbeut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin dhe Partizanin.

NJOFTIMET E KLUBIT TË KASTRIOTIT:

Joan Çela është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato janari. Çela vjen nga ekipi i Skënderbeut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin dhe Partizanin.

CELA

Arlis Shala është afrimi i radhës i Kastriotit. Shala është portier, dhe më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe Luftëtarit. Sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit në Kosovë.

kASTRIOTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"