Goditje “big” për Shkëndijan, kuqezinjtë nga Tetova arrijnë akordin me bomberin që fitoi “Këpucën e Artë”  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 21:15

Goditje “big” për Shkëndijan, kuqezinjtë nga Tetova arrijnë akordin me bomberin që fitoi “Këpucën e Artë”  

Edhe pse nuk kanë zgjidhur ende çështjen e trajnerit, Shkëndija e Tetovës është hedhur në sulm për një goditje “big” në merkato. Sipas “infosport.mk”, kuqezinjtë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Tyrone Konrad.  

 0000007927_1200_800_withoutgrow

Bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar, i cili së fundmi luajti në kampionatin elitar të Malit të Zi me skuadrën e Sutjeska Nikshiç, ku në 33 ndeshje realizoi 25 gola, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” në elitën e futbollit malazez, duke u shpallur edhe kampion. Holandezit i ka përfunduar kontrata me ekipin malazez dhe tashmë është një lojtar i lirë dhe me shumë gjasa mund t’i bashkohet tetovarëve.  

 CambuurAjax

Vlen të theksohet se Konrad ka dalë nga shkolla e Fejenord, për të vijuar më pas edhe me ekipin e të rinjve të Sparta Roterdam, ndërsa në futbollin profesionist holandezi debutoi me fanellën e skuadrës së Kambur, për të luajtur më pas edhe me Kozaken Boys si dhe me skuadrën greke të Ergotelis.  Konraad ka një vlerë prej 475 mijë eurove në “Transfermarkt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"