Goditje “big” në merkato/ Lushnja prezanton ish-sulmuesin e Sibenikut që është pjesë e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 22:24

Goditje “big” në merkato/ Lushnja prezanton ish-sulmuesin e Sibenikut që është pjesë e Kosovës

Lushnja e Klodian Duros, ka arritur të realizojë një goditje “big” në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Mal Mehmeti, që iu është bashkuar lagunarëve nga skuadra kroate e Sibenik.

Mal-Mehmeti-e1644401120516-780x439-1-758x427

Bëhet fjalë për një lojtar cilësor, që është pjesë edhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës. 20-vjeçari nga Prishtina është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Lushnjës, teksa pritet të marrë rolin e protagonistit në Kategorinë e Parë.

Mal Mehmeti

Mehmeti është një produkt i 2 Korrikut, teksa prej 2 sezonesh ishte pjesë e futbollit kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"