Goditja e Zidanit ndaj Materacit, arbitri tregon të vërtetën: E pa vetëm gjyqtari i katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:37

Goditja e Zidanit ndaj Materacit, arbitri tregon të vërtetën: E pa vetëm gjyqtari i katërt

Ishte finalja e Kupës së Botës 2006. Franca kundër Italisë. Dhe ndeshja që e fituan të kaltrit 5-3 me penallti, do të kujtohet për një nga skenat më shokuese të një finaleje të Botërorit, ndërsa Zinedin Zidan goditi me kokë në kraharor Marko Materacin. Ishin dy protagonistët, të cilët kishin shënuar deri në ato momente, duke e lënë ndeshjen me rezultatin 1-1 përpara se të shkonte te penalltitë.

elizondo750x485

Arbitri që gjykonte atë ditë në Berlin ishte Horasio Elizondo nga Argjentina. Dhe 12 vite më pas, ai jep versionin e tij të ngjarjes. “Në një moment, pashë Materacin e shtrirë në fushë rreth 30-40 metra larg dhe katërt atë ditë dhe e kishte parë gjithçka qartazi. “E tmerrshme, goditja me kokë e Zidanit ndaj Materacit ishte e tmerrshme. Dreqin! Zidan goditi me kokë Materacin. Kur të shohësh videon, nuk do më besosh”. Edhe pse arbitri Elizondo kërkonte një përgjigje më teknike të situndala lojën. Menjëherë, përmes mikrofonit i pyeta asistentët se çfarë ndodhi. Çuditërisht, të dy m’u përgjigjën: ‘Nuk pamë asgjë'”.

q5tk2vaxjdo9vnncidwk

ENGJËLLI MBROJTËS – Në këtë moment shfaqet dikush, që Elizondo e quan “engjëlli i tij mbrojtës”. Spanjolli Luis Medina Kantalejo ishte arbitër i atës, ai thotë se asistenti i tij spanjoll bëri një shpërthim pasionant. “E vetmja gjë që nuk më tha ishte ‘Ole'”, vijon Elizondo me humor. “Në momentin që shkova drejt skenës së krimit e kisha këtë informacion dhe e dija që do ta nxirrja Zidanin nga fusha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"