Goditja e madhe në merkato, zbulohet plani i bujshëm i fondit “Elliott” për yllin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:19

Goditja e madhe në merkato, zbulohet plani i bujshëm i fondit “Elliott” për yllin argjentinas

Fondi “Elliott” po mendon të ndikojë “rëndshëm” në sezonin e ardhshëm të Milanit. Pasi po përgatisin një rritje të buxheti prej 75 milionë eurosh, pronarët e klubit duan t’i bëjnë edhe një dhuratë trajnerit, Pioli, Rangnik apo kushdo tjetër qotë ai.

mauro ikardi inter

Emri pas të cilit amerikanët thuhet të jenë “fiksuar” është ai i Mauro Ikardit, i cili është huazuar nga Interi të PSG-ja që ka të drejtën e blerjes për 70 milionë euro. Francezët mund ta blejnë për të mbajtur por edhe rishitur, rast në të cilit Milani do të ketë mundësi të bëjë propozimin e tij.

presidenti i milanit

Sulmuesi përfiton një rrogë me shtatë zero, çka do të ishte edhe problemi madhor për arkat e vuajtura kuqezi. Vështirësitë janë pjesë e “lojës”, por, në shkrimin e saj, “Corriere dello Sport” shprehet e bindur për vendosmërinë e fondit “Elliott” për të bërë një goditje të madhe në merkato dhe afrimi i Ikardit do të ishte një “dorashkë” sfide e hedhur ndaj Serisë A e sidomos kushërinjve të Interit…

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"