Goditja e madhe e Nderim Nexhipit, sjell rekordmenin Besart Berisha nga Australia në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 20:29

Goditja e madhe e Nderim Nexhipit, sjell rekordmenin Besart Berisha nga Australia në kampionatin kosovar

Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha është pranë rikthimit si futbollist në Kosovë aty ku skuadra e Ballkanit ka bërë hap konkretë për afrimin e 36-vjeçarit.

besart berisha

Sipas gazetës “Indeksonline”, Ballkani është shumë afër goditjes së madhe, ku një bomber si Berisha do të sillte një lumë me gola në kampionatin kosovar.

36-vjeçari mbylli karrierën futbollistike në Australi, ku për 10 vite shënoi plot 157 gola duke thyer dhe rekordin si golashënuesi më i mirë në Australi ndërsa tani është futbollist i lirë dhe në pritje të një oferte të mirë.

Drejtor teknik te Ballkani është Nderim Nexhipi i cili pas një sërë përforcimesh të bëra këtë verë për Ballkanin, bën kështu një goditje të madhe për sulmin.

Më herët Berisha ka pasur bisedime dhe me Prishtinën, por Ballkani si duket ja ka rrëmbyer në moment të fundit dhe tanimë kanë ngelur vetëm mbyllja e detajeve të fundit.

Berisha është një ndër sulmuesit më të mirë shqiptar me karrierë të pasur në Gjermani e Australi. 36-vjeccari ka luajtur 17 ndeshje për Kombëtaren shqiptare ndërmjet viteve 2006-2009 ndërsa në vitin 2017 bëri debutimin me Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"