Goditja e fundit në merkato, Milani i beson Kaliniçit numrin e Shevës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 15:09

Goditja e fundit në merkato, Milani i beson Kaliniçit numrin e Shevës

Nikola Kaliniç është përforcimi i fundit në merkato i Milanit. Sulmuesi kroat ka hedhur sot firmën mbi kontratë duke kompletuar kështu repartin e sulmit.

Kalinic

Kaliniç do të mbajë te Milani fanellën me numrin 7, që disa sezone më parë është mbajtur nga idhulli i tifozerisë milaniste, Andri Shevçenko. 29 vjeçari është transferuar në formën e huazimit me të drejtë blerje për 4 vite. Ky operacion pritet t’i kushtojë Milanit 25 milionë euro.

Kalinic firma

Gjatë prezantimit të bomberit të ri, drejtori sportiv i kuqezinjve Marko Fasone ka bërë me dije që kjo do ishte lëvizja e fundit në merkato, pasi skuadra tani është e kompletuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"