Goditja e fundit në merkato/ Klubi i Kategorisë së Parë përforcohet me sulmuesin 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 10:36

Goditja e fundit në merkato/ Klubi i Kategorisë së Parë përforcohet me sulmuesin 21-vjeçar

Ndryshe nga sezonet e tjetra, këtë vit, skuadra e Pogradecit, që militon në Kategorinë e Parë bëri revolucion në merkato, teksa shumë futbollistë u larguan, duke u zëvendësuan me të rinj.

pOGRADECI

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi liqenor ka prezantuar edhe goditjen e fundit në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar Kejdi Balla, i cili vjen nga radhët e Elbasanit, teksa në sezonin e kaluar realizoi 7 gola. Futbollisti në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve të moshave, teksa është vlerësuar si një afrim cilësor nga drejtuesit e klubit pogradecar.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"