Postuar: Janar 23, 2023 | 17:29
Goditja e dytë pas Kallakut, Teuta merr një mbrojtës me eksperiencë nga Egnatia
Teuta bën goditjen e dytë në merkato pas Sherif Kallakut. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi Jurgen Goxhaj do të jetë lojtari më i ri i durrsakëve.
Ai vjen pas aventurës me Egnatian, ku luajti shumë pak për shkak se ka lënë pas një dëmtim të gjatë. Tashmë do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Edi Martini.
Futbollisti 30-vjeçar, edhe pse durrsak, nuk ka luajtur asnjëherë më parë me skuadrën e Teutës dhe shpesh ka shprehur dëshirën që të aktivizohet me ekipin e vendlindjes, mundësi që do e ketë në vijimin e këtij sezoni.
ZAMIR ZYPI – PANORAMASPORT.AL
