Goditja e dytë në merkato, sulmuesi shkodran del në stërvitje me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 17:50

Goditja e dytë në merkato, sulmuesi shkodran del në stërvitje me Laçin

Sulmuesi shkodran, Uendi Vecaj, është goditja e dytë e Laçit në merkaton e janarit, pas Bedri Grecës.

Vecaj

22-vjeçari në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Teutës, nuk ishte në planet e shkodranit Edi Martinit, teksa gjeti strehë te një tjetër shkodran, Armando Cungu, duke dalë ditën e sotme në stërvitje me bardhezinjtë.
Vecaj

Vecaj është tipik sulmues i djathtë, e megjithatë fare mirë mund të shfrytëzohet edhe majtas apo si sulmues i dytë. Në Durrës nuk pati shumë hapësira, ndaj tashmë do të tentojë të lërë gjurmë me fanellën e skuadrës kurbinase.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"