Goditi arbitrin pas përfundimit të ndeshjes, federata e franceze pezullon me 25 vite lojtarin nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:09

Goditi arbitrin pas përfundimit të ndeshjes, federata e franceze pezullon me 25 vite lojtarin nga futbolli

Dhuna në futboll është rreptësishtë e ndaluar në Francë dhe nuk ka aspak tolerime, aq më tepër për dhunën ndaj arbitrave.maxstockworld326663-4661779

Një rast i tillë ka ndodhur në 2 shkurt, ku një nga lojtarët e skuadrës së kategorisë së 4-t në Francë, Sermaises, goditi arbitrin me grusht pas përfundimit të ndeshjes.

Pikërisht kjo nuk është toleruar aspak nga federata franceze, teksa kanë dhënë një dënim shembullor për futbollistin.

Lojtari është pezulluar me 25 vite nga të gjitha aktivitet futbollistike, që do të thotë se ai lojtar tani nuk mund të luajë më futboll për ndonjë ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"