Godet Tërbuni, merr Memellin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2015 | 13:52

Godet Tërbuni, merr Memellin

Memelli 2Tërbuni i Pukës bën goditjen më të bujshme në Kategorinë e Parë, teksa afron sulmuesin e mirënjohur shqiptar, Migen Memelli. Lajmin e konfirmoi dje në mbrëmje për “Panorama Sport” vetë administratori i klubit, Grand Frroku. “Sulmuesi i shquar, Memelli, ka firmosur për ne. Kjo është dhurata për tifozët tanë. Dihet që synimi ynë është ngjitja në Superiore dhe jam i bindur se do ta realizojmë”, deklaroi Frroku. 34- vjeçari Memelli vjen te Tërbuni pas aventurës në Laç gjatë pjesës së parë të sezonit. Sulmuesi pogradecar mësohet se ka pasur disa oferta, veçanërisht nga Elbasani e Teuta, por më në fund ka zgjedhur Tërbunin. Kë- sisoj, reparti i sulmit pukjan për forcohet ndjeshëm me një nga golashënuesit më të mirë të Superiores në sezonet e fundit.
Miqësorja Tërbuni nuk ka falur në miqësoren e djeshme, duke mundur me rezultatin 2-0 Vllazninë U-19, falë golave të Djarmatit dhe Dajlan Larit. Trajneri Elvis Plori aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion në këtë miqësore, përfshi edhe portierin e ri, Vladan Giljen, i cili ka firmosur kontratën duke qenë kështu zyrtarisht pjesë e pukjan- ëve. Pas ndeshjes, trajneri Elvis Plori pohoi: “Kam mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit. Ndonëse ishte një test, të gjithë lojtarët më bindën, pasi u pa qartë se kanë marrë formën e duhur. Edhe Matko Djarmati tani është në gjendje të mirë, sepse në fazën e parë pati probleme shëndetësore. Në dy miqë- soret ai ka shënuar dy gola dhe do të jetë shumë i vlefshëm për formacionin tonë. Besoj se do ta nisim me fitore, duke filluar nga sfida e parë për këtë vit ndaj Besëlidhjes. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur kreun, me qëllim që të mos e diskutojmë ngjitjen në Superiore. Jam i bindur se Tërbuni do të bëjnë diferencën me të gjitha ekipet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"