“Godet” klubi i Kategorisë së Parë, prezantohen tre futbollistë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 11:22

“Godet” klubi i Kategorisë së Parë, prezantohen tre futbollistë të huaj

Tomori po mundohet të jetë aktiv në merkato dhe tri janë afrimet e fundit të beratasit, të cilët i kanë prezantuar dje. Bëhet fjalë për mesfushorin 20- vjeçar, Laval Adetola Uahab, që vjen nga Partizani, sulmuesin 24-vjeçar, Dejvid Olaoje, si dhe portieri japonez Kashimoto.

tomori korabi

Të tre këta futbollistë mund të quhen zyrtarisht pjesë e skuadrës së Tomorit duke nisur nga pasditja e së martës.

Këtë e konfirmuan vetë drejtuesit e Tomorit, të cilët kanë bërë me dije se Uahab dhe anglezi Olaoje do të jenë pjesë e formacionit titullar, duke u projektuar si dy sulmues anësor. Ndërsa pritet që shumë shpejt të mbërrijë edhe një qendërsulmues i njohur, që do të vijë po nga Superiorja.

Numri i dy i pankinës beratase, Polizoi Arbëri, për “Panorama Sport” thotë në lidhje me përforcimet e fundit: “E vlerësojmë gjithë paraqitjen e futbollistëve të rinj me të cilët kemi mbyllur marrëveshjen. Duke nisur nga dyshja Dejvid Olaohe-Laval Uahab, them se kanë cilësitë e duhura dhe aftësinë për t’u përshtatur shpejt, kushte të cilat i kemi pasur në këtë merkato. Të dy këta lojtarë urojmë të jenë pjesë e rëndësishme jona në kampionat. Sa i përket portierit japonez, ndoshta do t’i duhet pak kohë të ambientohet, por nga ana jonë do t’i krijohen të gjitha kushtet për t’ia dalë”, u shpreh zv.trajneri Arbëri rreth tri afrimeve të fundit te Tomori.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"