Gnarbi i “vodhi” shfaqjen, Levandovksi: Ai ishte magjik, të shënosh 4 gola në Champions…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 13:13

Gnarbi i “vodhi” shfaqjen, Levandovksi: Ai ishte magjik, të shënosh 4 gola në Champions…

Robert Levandovski ishte një nga shumë lojtarë të Bajernit të cilët shkëlqyen në fushën e “Totenhem Stadium” të martën në mbrëmje. Polaku gjeti golin e parë të tij në fund të 45 minutave të para, duke e dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.

magj-6535172dbc04e37091ffa69ce9bba241a956c54d925de88d9689da_1920x1080-e1569963031734

Por për numrin 9, ai që shkëlqeu në ndeshjen e Champions-it ishte Serge Gnabri. Sipas tij, skuadra gjermane e nisi keq ndeshjen, duke rrezikuar jo pak ta humbiste atë. “Në 20 minutat e para nuk luajtëm mirë, pjesa e dytë ishte ndryshe. Ishte një natë magjike, jam i lumtur për skuadrën. Totenhemi bëri një ndeshje të mirë, por ne ishim më mirë. Gnabri? E pabesueshme çfarë ka bërë ai. Nuk është e lehtë të shënon katër gola në një kompeticion të tillë. Jam shumë i lumtur për të”, tha polaku. Bajerni ka dërguar një sinjal të fortë për kundërshtarët e tij në Europë. Fitorja, përveçse ishte e thellë, erdhi edhe si rezultat i lojës së mirë të gjermanëve.

skysports-robert-lewandowski_4602985

Pasime dhe dalje të shpejta në sulm i bënë ata të papërmbajtshëm për nënkampionët e Europës. “Ata u treguan cinikë, duke shënuar në çdo goditje që bënë në portën e Lorisit. Sigurisht që ishte e merituar, por rezultati nuk tregoi atë çfarë dhanë skuadrat në fushën e lojës”, tha trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, pas ndeshjes me gjermanët. Për Levandovskin, ky sezon është i duhuri për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. “Objektivi i Bajernit është gjithmonë të shkojë në finale. Vjet u eliminuam nga Liverpuli që më pas u shpall kampion. Kemi mësuar shumë nga ai takim dhe tani jemi më të rritur se vjet. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim se deri ku mund të shkojmë”, tha polaku.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"