Postuar: Janar 1, 2016 | 12:07
Vllezërit Xhaka në një ekip, Gladbahu do edhe Taulantin
Dy vllezërit Xhaka, Taulanti dhe Graniti mund të luajnë në të njëjtin ekip. Klubi gjerman, Borusia Myshengladbah po mundohet ta bindë Granitin që të qëndrojë së paku edhe një vit, por ndërkohë ka shfaqur hapur interesim edhe për vllain e tij Taulantin i cili luan te Bazel.
Sipas “Bild”, në Gjermani mund të shkojë edhe Taulant Xhaka. “Duke e marrë Taulantin, Borusia Myshengladbah mund ta bindë Granitin që të qëndrojë së paku edhe një vit”, shkruan “Bild”.
Ndërkohë që edhe Granit Xhaka e ka shprehur hapur dëshirën për ta marë në Gjermani të vllain. “Është një ëndërr e imja që edhe njëherë të mund të luaj me vëllain tim në një ekip”, ka thënë Graniti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"