Gjysmëfinalja e Kupës kundër Partizanit, klubi i Vllaznisë me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 14:47

Gjysmëfinalja e Kupës kundër Partizanit, klubi i Vllaznisë me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Vllaznia do të presë të mërkurën në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi” Partizanin, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku takimi i parë përfundoi me barazimin pa gola 0-0.

BI

Së fundmi klubi shkodran me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije çmimet e biletave për tifozerinë kuqeblu ku shkruajnë se nga nesër do të fillojë dhe shitja e biletave.

Biletat variojnë nga 100 lekë të reja në 1500 lekë të reja. Tribuna C do të kushtojë 100 lekë të reja, i njëjti çmim do të jetë edhe për tribunën E ku do të inkuadrohen tifozët e Partizanit.

Tribuna D do të kushtojë 200 lekë të reja. Tribuna A dhe B do të kushtojë 1000 lekë dhe Tribuna VIP, 1500 lekë të reja. Hyrja për femrat do të jetë falas.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM

Duke filluar nga nesër, nis shitja e biletave të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia- Partizani. Biletat mund t’i blini në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe ti!

Të Mërkurën 13 Prill 2022, ora 17:45 sfida e shumëpritur?

Mungesa, s’ka justifikim!❌

Mbeshtetja, detyrim! ??

“Loro Boriçi” ⚽️- “shtëpia” që na bashkon te gjithëve! ❤️?”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"