Gjysmëfinalet interesante/ Partizani ia ka harruar shijen Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 21:01

Gjysmëfinalet interesante/ Partizani ia ka harruar shijen Kupë

Teuta-Laçi dhe Partizani-Laçi janë dy gjysmëfinalet e edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë. Të katër skuadrat e mbetura në këtë kompeticion e kanë fituar më herët këtë veprimtari. Partizani ndonëse ka 15 trofe në historinë e tij, e ka harrur shijen e Kupës, trofe i cili i mungon prej 18 vitesh.

KUPA E SHQIPERISE

Vllaznia është trofembajtësja në fuqi, ndërsa Teuta e ka fituar Kupën para dy sezonesh. Laçi e ka fituar Kupën për herë të fundit në vitin 2015. Statistikat tregojnë se Kupa është kthyer në një makth për Partizanin, i cili e ka jetik për shpëtimin e sezonit këtë kompeticion.

Nga këto skuadra, përveç Laçit që është i dyti në renditjen e kampionatit dhe është më pranë sigurimit të biletës europiane nga Superiorja, për tri skuadrat e tjera, Vllaznia, Partizani dhe Teuta, Kupa shërben për të shpëtuar fatet e sezonit dhe investimet e kryera nga presidentët respektivë.

Gjithsesi, matematikisht edhe kjo treshe ka mundësi ta sigurojë Europën nga vendi i dytë apo i tretë i kampionatit, por duke ditur ecurinë e deritanishme, del qartë që Kupa është rruga më e shkurtër për këtë treshe për të shpëtuar sezonin. Gjasat që dy mes kësaj tresheje, Teuta, Partizani dhe Vllaznia, të “digjen” në fund duke mbetur pa Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"