Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Flet Latifi: Shpresoj të jem lojtari vendimtar, Rinovimi? Pyesni drejtuesit …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 18:59

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Flet Latifi: Shpresoj të jem lojtari vendimtar, Rinovimi? Pyesni drejtuesit …

Liridon Latifi, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë. Sulmesi është ndalur të flas për formën e tij fizike si dhe impaktin në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme, ku nuk e ka kursyer një koment në lidhje me rinovimin e kontratës, duke theksuar se kjo gjë nuk është në dorën e tij por të drejtuesve të klubit.

latif

 

Forma Fizike: “Normalisht kam një javë që stërvitem me skuadrën. Jam i gatshëm për sfidën me Partizanin, gjithçka është ok dhe shpresoj ta shfaq nivelin edhe në fushë.”

3 fitore në 3 ndeshjet e fundit ndaj Partizanit, a do të ruhet ecuria? “Kemi punuar gjatë gjithë javës që të marrim rezultat maksimal, ne futemi në fushë gjithmonë për rezultat maksimal dhe shpresojmë ta arrijmë këtë gjë.”

Rol deciziv në ndeshje: “Shpresoj që po, do jap maksimumin. Shpresoj që të jem vendimtar sërish dhe të jem lojtar që ta ndihmoj skuadrën.”

Pritshmëritë në lidhje me fitoren e Kupës së Shqipërisë: “Me Skënderbeun nuk e kam fituar asnjëherë kupën dhe shpresoj që këtë sezon, qëllimi im është që ta fitoj Kupë e Shqipërisë.”

Situata e rinovimit të kontratës: “Nuk kemi nis ndonjë bisedim sepse jemi në fazën më të vështirë të kampionatit dhe kemi menduar vetëm për ndeshjet e radhës dhe nuk po kemi kohë të merremi me këto muhabete, por mendoj që ka kohë.”

A do të jeni pjesë e Vllaznisë dhe në sezonin e radhës: Kjo nuk është në dorën time është në dorën e drejtuesve, nuk e di ata duhen pyetur.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"