Gjysmëfinale “fillestarësh”, vetëm 34 nga 92 e njohin Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 11:54

Gjysmëfinale “fillestarësh”, vetëm 34 nga 92 e njohin Botërorin

Kupa e Botës po sheh fundin e saj dhe vetëm katër skuadra mbeten në Rusi. Katërshja finaliste është një risi në këtë nivel dhe po ashtu përvoja për një pjesë të mirë të futbollistëve që mund të zbresin në fushë.

685006-617595-2018-fifa-world-cup-russia

Nga 92 lojtarë, vetëm 34 konkurruan katër vjet më parë në Kupën e Botës së fundit, teksa vetëm një ishte i pranishëm edhe në Afrikën e Jugut. Këtë “konkurs”, nëse mund ta quajmë kështu, e fiton Belgjika me 15 lojtarë të organikës, të cilët kanë qenë edhe në “Brazil 2014”.

world-cup-semifinals-england-croatia-belgium-france

Në vendin e dytë janë kroatët me 11 lojtarë të pranishëm në këtë edicion dhe në atë paraardhës. Podiumin e mbyll Franca me shtatë lojtarë, teksa Anglia mund të krenohet “vetëm” më dyshen Sterling – Uellbek, pasi 21 të tjerët e përzgjedhur nga Garet Sauthgejt janë të gjithë të paprovuar në nivel Kupe Bote.

lista

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"