Gjyshja e Aleksander-Arnold, “e dashura e parë serioze” e …Fergusonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 12:34

Gjyshja e Aleksander-Arnold, “e dashura e parë serioze” e …Fergusonit

Trent Aleksander-Arnold sot të mund të thërriste Sër Aleks Fergusonin gjysh, mirëpo jeta e këtij të fundit mori rrugë tjetër.FERGUSON ARNOLD

Mbrojtësi i krahut të Liverpulit është njëri ndër futbollistët më të pëlqyer në mesin e tifozëve të “The Reds”, falë talentit dhe kontributit që dha për skuadrën në sezonin e fundit, duke ndihmuar në triumfin në Ligën e Kampioneve.

Por shumë pak njihet jeta e tij private. Gjyshja e tij përmendet në autobiografinë e ish-trajnerit legjendar të Mançester Junajtid si “e dashura e tij e parë serioze”.

Dyshja, bashkë si adoleshentë në Glasgou të Skocisë u nda dhe gjyshja e Arnoldit, Dorin Karling, u zhvendos në Nju Jork, ku më vonë u martua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"