“Gjyshërit e mi më bënë tifoz me Milanin”, surprizon mbrojtësi kuqezi: Bluza ime e parë ka qenë ajo e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 18:29

“Gjyshërit e mi më bënë tifoz me Milanin”, surprizon mbrojtësi kuqezi: Bluza ime e parë ka qenë ajo e…

Mateo Gabia, mbrojtësi i ri i Milanit, i cili luajti titullar kundër Venecias, po vazhdon të hedhë hapa të rëndësishëm në karrierë, duke vazhduar që të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe:

GABIA

“Kujtoj ende sot kur vija që në vegjëli me gjyshërit në ‘San Siro’ për të shijuar ndeshjen. Është meritë e tyre që jam tifoz i Milanit, ndonëse vetëm në ëndrra e kisha imagjinuar që të luaja për skuadrën time të zemrës.

Bluza ime e parë ka qenë ajo e Shevçenkos, me të cilën edhe pse luaja dhe e bëja me djersë, për një kohë të gjatë e mbaja veshur edhe kur flija. Tani është Ibra lideri? Po, Zlatani është fantastik, ndonëse në stërvitje të dërrmon me shqelma. Ibra, por edhe trajneri Pioli janë dy personat që ia ndryshuan brenda pak muajsh mentalitetin Milanit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"