Gjysëmfinalistët që nuk i priste askush, mësoni çiftet dhe axhendën për katërshen në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 23:56

Gjysëmfinalistët që nuk i priste askush, mësoni çiftet dhe axhendën për katërshen në Ligën e Europës

Ky edicion i Ligës së Europës padyshim do të mbyllet me një fitues që do të ishte surprizë, pasi pakkush priste që në katërshen e fundit të ishin ekipet të cilat dolën nga ndeshjet e sotme çerekfinale.

uefa

Gjermanët e Lajpcig dhe Eintraht Frankfurt, anglezët e Uest Hem dhe skocezët e Rejnxhërs do të diskutojnë mes tyre për trofeun i cili përtej prestigjit, siguron e edhe një vend në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Sipas shorti të hedhur nga UEFA që tre javë më parë, Lajpcig do të përballet me Rejnxhërs që në gjysmëfinale, duke qenë pritës në sfidën e parë me takimin e kthimit që luhet në Skoci.

Ndërkohë, Uest Hem do të presë në shtëpi Eintraht Frankfurtin në sfidën tjetër gjysmëfinale, me ndeshjen e kthimit që luhet në Gjermani.

Sipas kalendari të paracaktuar nga UEFA, ndeshjet e para do ët luhen më datë 28 prill ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më datë 5 maj, kur do të përcaktohen emrat e dy skuadrave që do të shkojnë në finalen e Seviljes më 18 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"