“Gjyqtari u verbua nga emri i Kukësit”, kapiteni Açka zbulon bisedën te goli i anuluar: Jemi Luftëtari, s’jemi skuadër koti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 16:29

“Gjyqtari u verbua nga emri i Kukësit”, kapiteni Açka zbulon bisedën te goli i anuluar: Jemi Luftëtari, s’jemi skuadër koti

Luftëtarit iu anulua një gol i rregullt në minutën e 35-të në sfidën e sotme ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, kapiteni i skuadrës gjirokastrite, Donaldo Açka, foli në lidhje me këtë episod, duke zbuluar bisedën me gjyqtarët, teksa u shpreh:

Acka

Çfarë iu tha gjyqtari kur mbaroi ndeshja?

Fola unë, pyeta anësorën, pyeta gjyqtarin e katërt, anësori tha që për mua ishte gol. Nuk e pashë fare më tha.  Kryesori më tha që është faull te Oshafi. Ku e pa faullin njëherë? Për mua ishte gol 100 %. Nuk shikoj asnjë faull.

Gjyqtari është verbuar nga emri i Kukësit, apo jeni shumë të vegjël për t’iu dhënë të drejtë?

Po normale që është verbuar nga emri i Kukësi, sepse Kukësi është Kukësi, është në vend të parë, ne jemi në vendet e fundit. Por edhe ne luajmë futboll edhe ata luajnë futboll. Nuk do të thotë që ne të bëjmë gola dhe të na i heqin. Nuk është normale Po çfarë të bëjmë, duhet ti harrojmë këto dhe të mendojmë për Tiranën.

Bravo për çunat që dhanë maksimumin. Ne jemi Luftëtari nuk jemi skuadër koti. Nuk mund të vish këtu edhe t’i anulosh golat si të duash. Edhe të rasti në pjesën e dytë për penallti, më tha që është faull. Nuk e kuptoj. Duhet të jenë më të kujdesshëm.

Ndjesia me grupin e ri të lojtarëve…

Jemi grup shumë i ri, por punojmë dhe japim maksimumin përditë. Na jepet mundësi e madhe për të luajtur në Superiore. Unë jam 22, ka edhe 18 vjeçare. Ne do bëjmë maksimumin për skuadrën. Ishalla na ndihmojnë, ne bëjmë maksimumin dha ata s’na ndihmojnë na i kthejnë golat.

Je i mërzitur me barazimin apo i kënaqur?

Të jemi realist, luajtëm me Kukësin, jemi të kënaqur, por u futëm për të marrë 3 pikët. Morëm barazimin, shikojmë përpara. Çuna të rinj jemi, kemi oreks, tani të shikojmë përpara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"