Gjyqtari ia fali kartonin e kuq Nuabuezes, ja moviola në ndeshjen Laçi-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 20:40

Gjyqtari ia fali kartonin e kuq Nuabuezes, ja moviola në ndeshjen Laçi-Bylis

Dy penallti të dhëna dhe një “lum” kartonësh të verdhë. Ndeshja e djeshme në Laç pati disa raste për moviolë.bylis laci

Fillimisht në minutën e 28-të, Nuabueze merr një karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt. Mirëpo, në këtë moment, reagimi i sulmuesit ishte i ashpër, teksa shtyu me dorë arbitrin. Kryesori Eldorian Hamiti e fali, duke mos i dhënë të kuq, por vetëm duke e këshilluar për një gjest që e kaloi limitin.

Në minutën e 55-të, Laçi fiton penallti pas prekjes me dorë të topit nga Ntepe brenda zonës. Pamjet filmike nuk janë të qarta, por Hamiti ishte i bindur. Ndërsa më pas, kur akordoi 11- metërshin e Bylisit, pas rrëzimit në zonë të Mozones nga Shehu, kryesori u mendua dy herë, por më pas e akordoi penalltinë, duke vepruar drejt.

Të sakta ishin vendimet e kryesorit edhe për dy kartonët e verdhë të Shehut, që bëri dy ndërhyrje të parregullta dhe doli automatikisht me të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"