“Gjyqtari e ka personale, s’kam përfunduar asnjë ndeshje në stol”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2016 | 22:18

“Gjyqtari e ka personale, s’kam përfunduar asnjë ndeshje në stol”

Gazeta “Panorama Sport”, publikon në rubrikën ‘Blobi i Javës’ disa nga deklaratat dhe batutat më pikante të ditëve të kaluara me protagonistët e futbollit shqiptar.

12645016_1659771674278948_4907980665050862129_nThëniet e tyre janë përzgjedhur në mënyrë të përmbledhur nga deklaratat e fundit, apo qëndrimet pas ndeshjeve në kampionat.

Shpëtim Duro, ish-trajner i Partizanit: “Gomezi mezi ecën dhe e fusin në formacion. Nuk ka mundësi të luajë ai dhe të mos aktivizohet një talent si Bardhi. Kjo është katastrofë!”.

Mirel Josa, trajner i Skënderbeut: “Çdo ekipi i ndodh të lirohet në minutat e fundit. Duke parë që ishim të kualifikuar me Vllazninë, lojtarët e mi mendjen e kishin më shumë te ndeshja me Tiranën”.

Ilirjan Përmeti, drejtor i Skënderbeut: “Edhe vetë jam bindur që qenkam hajmalia e Skënderbeut. Sa herë jam larg skuadrës, ajo humbet dhe barazohet me pikë me Partizanin. Kur rikthehem, fiton gjithnjë. Nuk e di nëse është vërtet një shans apo klubi ma bën kastile këtë”.

Klodian Duro, trajner i Kukësit: “Kthesa që pritej, ju lumshin këmbët nga i pari tek i fundit”. (postim i trajnerit në “Facebook” pas ndeshjes me Teutën, ku skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale).

Renato Malota, kapiten i Kukësit: “Nuk e prisja të shënoja, pasi po mendoja që ndeshja do të vijonte me shtesa. Kur e pashë topin në rrjetë, shkova me vrap të festoja si i çmendur me ultrasit kuksianë”.

Ilir Daja, trajner i Tiranës: “Gjyqtari nga Lushnja, Alla, e ka personale me mua. Me këtë gjyqtar nuk e kam përfunduar asnjë ndeshje të plotë në stol, ndaj doja ta shmangia ndaj Flamurtarit”.

Debatik Curri, mbrojtës i Flamurtarit: “E parashikova fitoren që në fillim, ju thashë që do kualifikoheshim. Tani do iu rezervoj biletën për në finale, paguaj unë”. (ironizon me lojtarët e Tiranës).

Stivi Frashëri, portier i Bylisit: “Nuk u befasova që 2-3 lojtarë të Tiranës s’më dhanë dorën para ndeshjes, pasi e prisja një gjë të tillë. Karabeci? Më mirë të të njohin njerëz të rëndësishëm. Mjafton që pjesa tjetër e grupit, që unë i kam miq, të më njohin”.

Vioresin Sinani, ish-sulmues i Vllaznisë: “Salihi është i vetmi që mund të rrezikoj rekordin tim me 36 gola brenda një kampionati. Por, këtë vit e shoh të vështirë, edhe pse nuk do të ndieja aspak keqardhje nëse do të shënonte kaq gola. Prapë rekordi në Shkodër do të mbetej”.

Tifozët shkodranë: “Gjynah të mos kualifikohemi ne me Skënderbeun, kur edhe manekinëve nuk mundemi t’u shënojmë dot gol!”.

Arben Laze, president i Elbasanit: “Pranë ekipit nuk është e thënë të jesh vetëm në aspektin financiar, por edhe moralisht, ndaj të gjithë me mënyrën e tyre duhet që të japin kontributin për skuadrën”.

Muharrem Dosti, trajner i Elbasanit: “Pa bukë dhe pa financa nuk luhet futboll. Vetëm në Elbasan ndodh kjo. Dikush duhet të vërë dorë mbi këtë skuadër, sepse përndryshe jemi të rënë nga kategoria”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"