Gjyqtarët nën akuzë, si funksionon sektori i arbitrave? Ja personat që drejtojnë komisionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 23:05

Gjyqtarët nën akuzë, si funksionon sektori i arbitrave? Ja personat që drejtojnë komisionin

Tahir Kastrati është presidenti i Shoqatës së Arbitrave dhe ka po aq vite në këtë detyrë sa vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka. Por si funksionon sot sektori i gjykimit? Në krye të Komisionit të Caktimit të Arbitrave është vendosur që prej fillimit të sezonit 2016-2017 Petrit Brahja, i cili në të kaluarën ka qenë përgjegjës i vëzhguesve. Në këtë detyrë tashmë ka kaluar Plarent Kotherja. Si anëtar të Komisionit të Caktimit të Arbitrave janë gjithashtu Prek Pjetrushi dhe Arjan Mali. Ndërsa ata që vendosin për dënimet e arbitrave (Komisioni i Vlerësimit) janë Bujar Pregja, Albano Janku dhe Servet Bogdani. Ndërkohë, në rolin e një koordinatori për sektorin e gjykimit në tërësi është Sokol Jareci, i cili mban edhe marrëdhëniet me jashtë.

kastrati

Tahir Kastrati – Është një nga njerëzit më të besuar të Dukës. Prej 16 vitesh është president i Shoqatës së Arbitrave dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Deri në fundin e sezonit 2015-2016 ka qenë edhe Kryetar i Komisionit të Caktimit të Arbitrave, por hoqi dorë prej presionit të madh që kishte nga presidentët e klubeve. Ndikimi i tij ka qenë i madh në afirmimin e arbitrave të zonës së Fierit, Patosit dhe Lushnjës. Gjyqtarë kryesorë si Emirjon Sino, Kreshnik Cjapi dhe Laver Alla janë prurje të tij. Fakti që sot sektori i gjykimit nuk është në një ditë të mirë, natyrisht një përgjegjësi të madhe ka vetë Tahir Kastrati, i cili edhe për një mandat do të jetë anëtar i KE-së.

Petrit Brahja – Për disa vite ka qenë përgjegjës i sektorit të vëzhguesve. Pas dorëheqjes së Tahir Kastratit, mori bekimin e drejtuesve të FSHF-së si shef i sektori të gjyqtarëve. Petrit Brahja nuk është një personazh mediatik dhe sa herë i kërkohet një mendim për situatën ku ndodhet sot sektori i arbitrimit, ose hesht, ose mundohet të anashkalojë gjithçka. Nëse pyet në FSHF pse iu besua kjo detyrë kaq e rëndësishme ishpërgjegjësit të vëzhguesve, nuk mungojnë as batutat. Një Zot e di pse Duka besoi kaq shumë te ai që prej dy sezonesh është kryetar i Komisionit të Caktimit të Arbitrave. Dhe si për ironi të fatit, gabimet e gjyqtarëve në këto dy sezone kanë qenë të tmerrshme

arbitrat fshf

Prek Pjetrushi – Ish-gjyqtari i njohur lezhjan ka një ndikim jo të vogël tek arbitrat, teksa mbetet një nga të besuarit e Dukës. Njihet për lobingun që ka bërë ndër vite për gjyqtarët e kolegjiumit të Lezhës, që historikisht janë preferuar më së shumti. E keni vënë re që gjithnjë ka një kryesor ose asistent nga Lezha në Superiore dhe nuk preferohet kolegjiumi i Shkodrës?! Kjo është pa dyshim një meritë e Pjetrushit. Por, për punën që ka bërë ndër vite, institucioni i futbollit i ka dhënë lezhjanit edhe një detyrë shumë të rëndësishme. Është prej dy vitesh anëtar i Komisionit të Caktimit të Arbitrave. Gjithsesi, ndër vite ka qenë në detyra të rëndësishme në sektorin e “bluzave të zeza” në federatë

Arjan Mali – Ish-anësori që u dekorua nga FSHF pak muaj pasi kishte bërë një gafë, duke vulosur rënien e Partizanit nga kategoria, është një nga njerëzit me peshë jo të vogël në sektorin e gjykimit. Fakti që ai ka mbajtur në vitet e fundit detyra të rëndësishme, ka bërë që edhe numri i gjyqtarëve nga Patosi që afirmohen në Superiore të rritet çdo sezon. Mali ka luftuar fort për t’iu dhënë mundësinë gjyqtarëve nga zona e tij dhe “gjetja” e sezonit të kaluar ishte Olsid Ferataj. Lobimi që ka bërë për arbitrat e zonës së tij dhe miqësia me Tahir Kastratin ka thjeshtësuar ngjitjen e shpejtë të gjyqtarëve të preferuar nga Mali. Është prej dy vitesh anëtar i Komisionit të Caktimit të Arbitrave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"