Gjyqi/ Skënderbeu me sytë nga Ridvan Bode për dënimin, por ja çfarë kërkon ish-ministri i Financave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 17:42

Gjyqi/ Skënderbeu me sytë nga Ridvan Bode për dënimin, por ja çfarë kërkon ish-ministri i Financave

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është paraqitur në Nion të Zvicrës të martën më 26 janar, së bashku me një biznesmen shqiptar. Sipas asaj që kanë raportuar mediat zvicerane më 28 janar, Bode ka bërë kallëzim ndaj dy ish-inspektorëve të UEFAs Karl Dhont dhe Migel Lietard Fernendez Palacios për shpifje dhe prishje të imazhit.

Bode123

Portali “lacote.ch” njoftonte se ish-ministri i financave të Shqipërisë dhe një biznesmen, dikur pranë klubit të Skënderbeut, të cilët ishin përmendur në raportin e përpiluar nga dy ish-inspektorët, kanë ngritur padi në policinë e Nionit kundrejt dy ish-zyrtarëve të UEFA-s që hartuan raportin për akuzat ndaj Skënderbeut. Në artikullin e portalit thuhej gjithashtu se ndër pretendimet e palës shqiptare për dy ish-inspektorët ishte shpifja dhe cenimi i imazhit. Sipas të njëjtit burim të lajmit, në rrethana të tilla do të përfshihet edhe UEFA, pasi nëse ish-ministri i Financave dhe biznesmeni shqiptar faktojnë pretendimet e tyre në procesin gjyqësor, të dy inspektorët rrezikojnë të dënohen.

“Lacote.ch” nuk ka përmendur as emrin e ish-ministrit të Financave dhe as emrin i biznesmenit shqiptar. Gazeta bëri një kërkim në dosjen e hartuar nga dy inspektorët e UEFA-s dhe rezultoi se ndër emrat e përmendur në atë dosje figuron ai i Ridvan Bodes, ministër Financash gjatë kohës që Skënderbeu nisi ciklin e vet fitues. “Panorama Sport” u përpoq të kontaktonte me z.Bode dhe për të mësuar diçka më shumë rreth situatës, por ish-ministri nuk preferoi të jepte asnjë koment.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Revanshi në Europë, Skënderbeu me sytë nga… Ridvan Bode

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"