Gjyqi me përmbarimin, FSHF shtyn seancën për shkak COVID-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 18:36

Gjyqi me përmbarimin, FSHF shtyn seancën për shkak COVID-i

Në muajin nëntor Federata Shqiptare e Futbollit ngriti një padi ndaj zyrës përmbarimore, pasi kjo e fundit i bllokoi një shumë në llogaritë e saj.

asasasa1

Zyra e përmbarimit privat pretendon se FSHF-ja ka kryer transaksione për llogari të të tretëve në emër të Tiranës, duke shmangur derdhjen e parave të UEFA-s dhe të drejtës TV në llogaritë e klubit bardheblu. Në këtë mënyrë do të shmangej edhe shlyerja e borxhit që klubi i Tiranës ka për shkak të një gjyqi të humbur me ishpresidentin e ndjerë Metush Seferi.

Kështu që, FSHF-ja edhe pas dy seancave gjyqësore, ende vazhdon që të ngelet me një shumë të bllokuar nga përmbarimi në llogarinë e saj. Ditën e djeshme, kur ishte edhe data e seancës së radhës, është lajmëruar se pala përfaqësuese e federatës nuk mund të paraqitet për shkak se janë infektuar me COVID.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"