Gjyqi me Kukësin, vlonjatët presin ende Elton Kalenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:00

Gjyqi me Kukësin, vlonjatët presin ende Elton Kalenë

Është stërvitur gjithë verën me Flamurtarin dhe trajneri Ilir Daja i ka bërë llogaritë me atë në fushë. Mirëpo, braziliani Elton Kale nuk mund të quhet ende lojtar i vlonjatëve, pasi duhet pritur gjyqi që ai ka me klubin e Kukësit.

kale vlore

Tashmë çështja ka kaluar në FIFA dhe braziliani pretendon se nuk është nën kontratë me verilindorët. Nga ana tjetër, klubi i Kukësit ka bërë të ditur se Kale ka rinovuar marrëveshjen. Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF ia kaloi “topin” FIFA-s, në një kohë që vlonjatët presin lajme të mira. Edhe trajneri Daja përmendi dje në deklaratën pas ndeshjes emrin e Kales.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"