Gjyqi me Dinamon, Hidi: Pres përgjigje nga Përmbarimi, ende asgjë konkrete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 12:10

Gjyqi me Dinamon, Hidi: Pres përgjigje nga Përmbarimi, ende asgjë konkrete

Pas lajmit të gazetës, marrë nga stafi i Dinamos për një marrëveshje mes Isli Hidit dhe klubit blu për një borxh të vjetër, vjen reagimi i portierit. Gardiani 39- vjeçar ende vijon të jetë pjesë e ballshiotëve, ndërsa së fundmi ka fituar gjyqin që kishte me Dinamon sa u takon pagave. Bëhet fjalë për sezonin 2010-2011, me ish-lojtarin e Kombëtares që kërkon një shumë afro 18 mijë euro. Kaq i detyrohet klubi dinamovit ish-lojtarit të vet, ndërsa duket se një telash i ri shtohet për kryeqytetasit, që këtë sezon me vështirësi arritën që të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë.
hidi ziri
Hidi ka fituar të drejtën për pagat, ndërsa përmbarimi ka vënë në dijeni blutë, duke shkuar në zyrat e “nëndetëses”. Ndërkohë që blutë pretendojnë se kanë gjetur marrëveshje me Hidin, vetë gardiani e mohon kategorikisht një gjë të tillë për “Panorama Sport”. “Dihet që kam pasur një proces me Dinamon dhe çështjen tashmë e ka në dorë zyra e përmbarimit për ekzekutimin e vendimit që ka marrë formë të prerë. Lexova sikur është gjetur një marrëveshje mes meje dhe drejtuesve të Dinamos, por realisht nuk është e vërtetë, e madje askush nga zyrtarët e Dinamos nuk më kanë kontaktuar fare.
dinamoo-770x355
Kështu që Isli Hidi dhe Dinamo, lidhur me çështjen e pagave dhe 18 mijë eurove që Dinamo më detyrohet, sqaron të gjithë se nuk ka marrëveshje dhe unë pres që tashmë çështja të zgjidhet nga organet ligjzbatuese. Unë në Shqipëri kam qenë, madje mes Tiranës dhe Ballshit dhe i hapur për të negociuar, por e vërteta është ndryshe, dhe siç e sqarova më lart, askush nga Dinamo nuk më ka kontaktuar…”, tha Isli Hidi. Portieri sezonin e shkuar e mbylli me Bylisin, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë, madje edhe duke spikatur si shënues me 7 gola mjaft të rëndësishëm.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"