Gjyla s’i sheh rivalët, Lushnja luan ndaj Pogradecit pa dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 10:52

Gjyla s’i sheh rivalët, Lushnja luan ndaj Pogradecit pa dy titullarë

Lushnja ka një difer encë të konsiderueshme prej 5 pikësh me rivalët dhe ndoshta ky fakt do t’i japë qetësinë e nevojshme për të mundur edhe Pogradecin. Trajneri Ilir Gjyla, në daljen e zakonshme për mediat, tha se djemtë e tij e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndeshje.

gjyla

“Unë e kam mendjen ‘top’ që është një ndeshje e fortë. E kam thënë edhe më parë, jo vetëm Pogradeci, që është një skuadër ku futbollistët kanë vite që luajnë bashkë, por edhe gjithë të tjerët janë të fortë. Aq më tepër që kundër nesh të gjitha skuadrat mobilizohen më shumë, sepse në fund të fundit nuk kanë ç’të humbin. Pogradecin e respektojmë, por nuk e kemi frikë. Kundërshtari luan mirë, megjithatë nuk do të thotë se na tremb. Do të japim maksimumin për të bërë një ndeshje të mirë, sepse për këtë jemi stërvitur gjatë gjithë javës. Çunat e kanë marrë seriozisht dhe nuk kemi probleme, përveç mungesave të Ibrahimllarit dhe Sefës, kështu që alternativa e vetme është fitorja. Pa diskutim që fitorja nuk vjen vetëm duke folur, por duke luajtur mirë në fushë. Nëse do të japim maksimumin, mendoj se do të marrim maksimumin”, ka thënë fillimisht trajneri Gjyla. Përveç Sefës, i cili ka javë që mungon, me Pogradecin nuk luan edhe mbrojtësi Ibrahimllari që deri më tani ka qenë titullar në 6 ndeshje të plota.

lushnja

“Çdo futbollist ka vendin e vet. Jo pa qëllim skuadra stërvitet me 25 futbollistë, ndoshta edhe më shumë, sepse dihet që ka mungesa gjatë rrugës. Kemi dy mungesa, por në ndonjë javë tjetër mund të kemi edhe katër apo pesë. Patjetër që mungesa e çdo futbollisti më shqetëson, ashtu sikundër më ngroh futja e çdo futbollisti tjetër për të luajtur. Nuk mendoj se do ta kemi problem. Futbolli ka garë, ka renditje, ka matematikë, por unë shoh vetëm pikët e Lushnjës. Nuk e di se si do të dalin të tjerët dhe nuk mund të them se do të shkëputemi më shumë. Shikojmë gjithmonë ndeshjen tonë për të marrë gjithmonë maksimalen dhe kështu do të jemi në krye. Pak rëndësi ka për mua se shkëputem apo nuk shkëputem”, theksoi në fund Gjyla.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"