Gjyla: Ne nuk bëjmë pazare, po mbledh lojtarët për projektin e vitit tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 18:04

Gjyla: Ne nuk bëjmë pazare, po mbledh lojtarët për projektin e vitit tjetër

Trajneri i Lushnjës, u shpreh i kënaqur me projektin që ka filluar tek Lushnja, dhe po punon të gjejë skuadrën për sezonin tjetër.

gjyla

Kamza e pati të vështirë sot…

E kam thënë që në fillim, ne do vazhdojmë garën deri në fund. Nuk e them, por ka 4 javë që punojmë. Kemi mungesa, por futbollistët luajnë. Më ngroh fakti që kemi një projekt. Do të jenë ata lojtarë që janë, por do të kemi edhe lojtarë të rinj. Luajtëm mirë, mund të dilnim edhe me pikë. Ky është futbolli. Bëmë 2 gabime të pafalshme në qendrën e mbrojtjes.

Po ndërtohet Lushnja e së ardhmes?!

Ne kemi një projekt për vitin tjetër, por nuk do të thotë që do lëshojmë për këtë vit. Kemi edhe disa futbollistë që luajnë nëpër rrethe. Ne po mendojmë për skuadrën e vitit tjetër. Drejtuesit donin që unë ta filloj që tani projektin për vitin tjetër. Kam zgjedhur lojtarët më të mirë, dhe mendoj se kjo është diçka pozitive.

Të rrespektosh garën do të thotë që të lësh shenjë në Superiore. Lushnja nuk lë shenjë për javë të tëra. A quhet ky respektim i garës?

Ne thamë që nuk do të bëjmë ato pazaret, që jemi mësuar shpesh. E kam thënë, që të respektosh kampionatin, do të thotë të marrësh pikë, megjithatë, as gjykimet nuk na kanë ndihmuar shumë. Ne sot mund të merrnim pikë, por sot kishim shumë mungesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"