Gjyla: Mos e quani të mbyllur, do luajmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 11:08

Gjyla: Mos e quani të mbyllur, do luajmë

Lushnja është gati për Partizanin. Nën drejtimin e Ilir Gjylës, verdhejeshilët u kanë dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen që do të luajnë sot në “Roza Haxhiu”.
gjyla
Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri analizon këtë pragsfidë. “Partizani është një nga skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar. Kjo duket nga pozicioni që ka në tabelë dhe organika. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të luajmë ose nuk do të bëjmë maksimumin ndaj tyre. Absolutisht, që nuk do ta marrim si një ndeshje të mbaruar. Megjithëse vazhdojmë të kemi mungesa në formacion. Branica nuk arriti të rikuperohet. Kemi edhe futbollistë të tjerë, që janë me mëdyshje. Të shohim se çfarë do të bëjmë. Gjithsesi, nuk ka vend për justifikime. E kam thënë edhe herë të tjera që ekipi është i përgatitur me 25 futbollistë. Edhe pse kemi 10 dëmtime, pak rëndësi ka. Ne do të mundohemi ta përballojmë Partizanin me seriozitet në lojë, të japim dhe të bëjmë maksimumin. Do ta vazhdojmë projektin tonë, kemi lojtarët e rinj që do t’i shikojmë. Fundja fare nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ndoshta edhe me mburrje e them se më mirë ‘mendjemadh’, sesa ‘mendjevogël’. Skuadra ka 4 ndeshje që luan shumë mirë. Ka ndryshim të madh nga loja, del nga krahët dhe qarkullon mirë topin. Diçka kemi ndryshuar dhe ndaj Partizanit do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndryshimeve. Nëse luajmë dhe japim maksimumin, jo gjithmonë fati do të jetë kundër nesh”, theksoi trajneri. Këtë javë ai ka ndërruar fushën e stërvitjes, duke kaluar nga aneksi në fushën e minifutbollit. “Jemi të detyruar. Kjo puna e fushës është e tepërt ta diskutosh tani që po mbaron kampionati. Por, ne jemi shpërngulur në fushën pranë shkollës ‘Skënder Libohova’ dhe stërvitja nuk na ka dështuar. Kemi arritur ta realizojmë stërvitjen 100 për qind”, përfundoi Gjyla.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"