Gjyla: Lojtarët shikonin nga pankina dhe donin të dilnin nga loja, Sefa të mos largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 18:31

Gjyla: Lojtarët shikonin nga pankina dhe donin të dilnin nga loja, Sefa të mos largohet

Pas ndeshjes isha shumë  i nevrikosur. Tani jam i qetë. Nuk e prisja, edhe pse kishim 3 mungesa të rëndësishëm, që të paraqiteshim kështu. Nuk u mërzita shumë nga rezultati. U mërzita për atë çfarë dhënë lojtarët në fushë. Të gjithë lojtarët shikonin nga pankina dhe donin të dilnin nga loja.

33064448_10209099276959241_2401077638350241792_n

Sefa do i varë këpucën në gozhdë?

Unë nuk di asgjë për Sefën, por do i kërkoja të ishte pjesë e skuadrës vitin tjetër. Ai është kapiten edhe në stërvitje. Në qoftë se do kisha  11 Sefa në lojë, nuk do të ndodhte kështu.

Jeni i qartë 100% se kë lojtar do mbani vitin tjetër?

Është e vërtetë, që 5 lojtarë ishin nga ekipi i të rinjve. Nuk do të jetë asnjë nga këta për kampionatin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"