Gjyla i dorëzuar për vendin e dytë: Lushnjës i bëjnë presion që në… korridor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 12:16

Gjyla i dorëzuar për vendin e dytë: Lushnjës i bëjnë presion që në… korridor

Lushnja humbi 1-2 në derbin me Apolon inë, duke humbur gjithashtu edhe vendin e 2-të në Grupin B. Verdhejeshilët zhvilluan ndeshjen më të dobët në shtëpi dhe tashmë janë parakaluar nga Pogradeci, duke minimizuar shanset për të luajtur ndeshje shtesë në fund të sezonit. Trajneri Ilir Gjyla, në një intervistë për “Panorama Sport” një ditë pas derbit bën analizën e derbit dhe ndeshjeve të mbetura.gjyla

Pas dy fitoreve radhazi, skuadra humbi në shtëpi ndaj Apolonisë. Cili është mendimi juaj?

Apolonia e meritoi fitoren, nuk flas për gjykimin që pati problemet e veta, por për të qenë i sinqertë, nuk ndikoi në rezultat fare. Megjithatë, shoh që ka trysni në skuadër, trysni të jashtëzakonshme.

Për çfarë trysnie e keni fjalën?

Trysnia fillon që në korridoret e stadiumit, nga ajo që të thonë, ajo që bëjnë dhe mënyra si sillen. Shkuam në Fier dhe hymë si në “han”, në Lushnjë u kërkua të matim temperaturën, të bëjmë këtë, të bëjmë atë. Tjetra, vjen një gjyqtar që jo pak është kontestuar para dy javësh në Pogradec. Habitem si sektori i gjyqtarëve vendos po atë gjyqtar.

Po skuadra, a e bëri punën e vet?

Në kushtet që thashë, çfarë do bëjë skuadra? Dorëzohet, m’u duk si një dorëzim i skuadrës. Po ta vije re, kishte futbollistë që ecnin në fushë, ishin apatikë. Më duhej të bëja ndërrimet për të futur 5 lojtarë të freskët, që kishin dëshirë për të luajtur, të rinj nga 17-18 vjeç që ta spostoja skuadrën përpara.

Por nuk është se skuadra është e ngarkuar një apo dy javë përpara, ka 6 muaj e ngarkuar psikologjikisht. Shënon në Pogradec dhe goli nuk akordohet, shkon në Fier luan shumë mirë dhe ndëshkohesh me një penallti inekzistente… Vjen dhe momenti që je dobët, si në ndeshjen e së dielës. Ngarkesa psikologjike bëri që futbollistët të mos ishin aty ku duhet.apolonia-lushnja

Po mungesat, sa ndikuan?

Mungesat e tre futbollistëve ndikuan. Nëse do kishim Mezinin, Cankën dhe Bazen, do ishim ndryshe. Ndërrimet do ishin futbollistë që ishin në formacion ndaj Apolonisë. Zëvendësimet do bëheshin me lojtarë më të pjekur. Problemi është që shteron skuadra, shteron psikologjikisht, fizikisht, shteron dhe dëshira. Nëse Apolonia fitoi, fitoi në sajë të dëshirës, ne nuk patëm dëshirë.

A ka shpresa Lushnja për vendin e dytë dhe ndeshjet shtesë?

Unë kam dashur të luaj futboll deri në fund, por asnjëherë nuk kam pasur shpresa për të hyrë. Asnjëherë.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"