Gjyla: Gjyqtarët nuk na lënë të luajmë, kam marrë miliona lekë gjoba prej tyre. Dua vetëm që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 18:03

Gjyla: Gjyqtarët nuk na lënë të luajmë, kam marrë miliona lekë gjoba prej tyre. Dua vetëm që…

Trajneri i Lushnjës, u shpreh në fund të ndeshjes se do të vazhdojë të respektojë kampionatin me paraqitjet e mira, por nga ana tjetër arbitrat duhet t’i lënë të luajnë futboll.

gjyla

Paraqitja e mirë do vazhdojë deri në fund?

Që të vazhdojmë deri në fund, ka disa faktorë. Ne po na shterojnë futbollistët, prej dëmtimeve dhe për kartonëve. Sefa u bë me 4 kartona, edhe Prençi me kartona, por ne nuk tërhiqemi, do respektojmë kampionatin.

Gjyqtari më i dobët sot, e ofenduat edhe nga gjyshja?

Jo, unë i fola futbollistit tim, se i thërrasim “gjyshi”. Unë kam marrë shumë gjoba, 2 milionë, prej gjyqtarëve. Më bëhet qejfi që i tregoni vetë paraqitjen e gjyqtarëve, s’kam pse flas unë. Unë kam një shprehje time, Gjyqtari i keq nuk është ai që nuk më jep penallti mua, por ai që më jep penallti kot kundër meje. Ne do vazhdojmë të luajmë, edhe pse kishim 1 lojtar më pak për 30 minuta. Unë mendoj se në këto momente, nuk gjendet një skuadër si Lushnja që respekton kampionatin. Futbollistëve i kam thënë respektoni veten, sepse jeni ekipi më i persekutuar, e keni parë ku stërviten. Nuk dua asgjë në favor, thjesht të na lënë të luajnë dhe të vazhdojmë garën.

Pse janë në këtë gjendje gjyqtarët?

Pyesni ata të kolegjiumeve, sepse unë nuk kam asnjë koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"