Gjyla drejt pankinës së Lushnjës, largohet koordinatori Çobani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 12:57

Gjyla drejt pankinës së Lushnjës, largohet koordinatori Çobani

Klubi lushnjar nuk e ka caktuar ende trajnerin që do të mbyllë sezonin e Superiores. Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Flamurtari”, ka qenë prezent ish-trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla.

flamurtari lushnjaa

Gazeta “Panorama Sport” është interesuar pranë klubit lushnjar dhe ka mësuar se tekniku Gjyla mund të jetë një kandidaturë për stolin verdhejeshil.

Ish-trajneri i lushnjarëve nuk ka marrë ende kontakt, pasi pritet OK nga presidenti Tushe për të nisur bisedimet.

Ilir-Gjyla-Peqin

Por, Gjyla po shihet si një alternativë e mundshme për stolin e Lushnjës. Ndërkohë, ditën e djeshme, koordinatori Çobani është larguar nga menaxhimi i skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"