“Gjykimi ishte katastrofik”, Seferi: Na u mohua një penallti 100%, i kërkoj falje të gjithë çunave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 20:44

“Gjykimi ishte katastrofik”, Seferi: Na u mohua një penallti 100%, i kërkoj falje të gjithë çunave

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, pati një rast flagrant në sfidën e sotme ndaj Lituanisë, ku i vetëm përballë portierit pas asistit të Veselit, nuk arriti të realizonte duke shpërdoruar. Në prononcimin pas ndeshjes ai u shpreh:

bandicam 2020-10-14 20-29-09-438

“Jam shumë i mërzitur. 100% e kemi merituar fituar. Kemi fituar çdo duel në fushë. Fati nuk na deshi. Jam i mërzitur. I kërkoj falje të gjithë çunave. Mendoj se kam bërë një super paraqitje, ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe besoj shumë në veten time se në të ardhme do të vijnë shumë gola për Kombëtaren. Besoj që Kombëtarja është duke shkuar në rrugë të mirë.

Ishte 100 % penallti ajo, topi po shkonte drejt portës, do futej gol. Gjykimi ka qenë katastrofik. Nuk ka qenë në favor tonin. Prandaj them që 100% e kemi merituar fitoren, nuk na deshi fati. Kam 2 vite që luaj sulmues qendre, ky pozicion po më përshtatet më shumë”, u shpreh Seferi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"