Gjykim skandaloz në Fier, arbitri Hoxha vendosi ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 10:59

Gjykim skandaloz në Fier, arbitri Hoxha vendosi ndeshjen

Pamjet filmike të momenteve më të diskutueshme në ndeshjen mes Apolonisë dhe Bylisit, bënë xhiron e rrjetit. Në to duken qartë vendimet skandaloze, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultat të arbitrit lezhjan, Edvin Hoxha. Gjyqtari kryesor u bë protagonist në përballjen e së dielës, ndërsa vendimet e tij ishin të pajustifikueshme.

edvin-hoxha

Nga një karton i kuq i padhënë për Bylisin, një penallti e mohuar për Apoloninë dhe në fund një 11-metërsh shumë i dyshimtë për ballshiotët, ishin momentet ku gjyqtari Hoxha ndikoi në rezultatin e sfidës në mënyrë direkte me vendimet e tij.

Hoxha3

RASTET FLAGRANTE

Në minutën e 45-të, Dimo kontrollon mirë topin dhe shmang mbrojtësin e Bylisit, Aldo Bella, por pengohet në mënyrë të dukshme me të dyja këmbët nga lojtari mik. Por, në mënyrë të pakuptueshme, gjyqtari Hoxha akordon faull për Apoloninë, por nuk jep karton për lojtarin e Bylisit.

Në rastin më të mirë do të ishte kartoni i dytë i verdhë për Bellën, ndërsa në rastin më të keq menjëherë karton i kuq pasi ishte lojtari i fundit dhe Dimo po hynte i vetëm në zonë në pozicion ballor. Sipas rregullores, Dimos i hiqet mundësia e shënimit të golit dhe Bella duhej ndëshkuar me karton të kuq ose me të verdhin e dytë.

1

Por, Hoxha e kaloi duke mos dhënë karton, një vendim skandaloz dhe qesharak. Një moment tjetër për Apoloninë në pjesën e parë ku Eljon Sota hyn në zonë dhe goditet dukshëm me bërryl në fytyrë nga një mbrojtës i Bylisit, por për gjyqtarin kryesor Hoxha dhe ndihmësin e tij, nuk ka penallti.

Bylis Apolonia

Nga pamjet filmike duket një 11-metërsh i pastër për fierakët dhe karton për mbrojtësin mik. Në minutën e 85-të, Kolgega hyn në zonën fierake dhe rrëzohet pas ndërhyrjes së Çakos, ndërsa gjyqtari Hoxha akordon 11-metërsh. Nga pamjet filmike duket se portieri prek më shumë topin, ndërsa edhe ky vendim i arbitrit Hoxha është shumë i dyshimtë. Nga kjo penallti erdhi edhe goli i vetëm i ndeshjes që i siguroi fitoren Apolonisë.

DIMO

Në lidhje me sfidën e së dielës, kapiteni i Apolonisë, Amarildo Dimo u shpreh: “Ishte një arbitrim skandaloz. Ju i keni parë vet pamjet, ishte një masakër. Më vjen keq që të tillë arbitra që janë për të vendosur drejtësi në fushë, bëhen protagonistë dhe përcaktojnë takimet me një bilbil në gojë.

Dimo Apolonia

Të vjen keq kur këta tallen me djersën tonë. Në momentin që unë dilja i vetëm përballë portierit, gjyqtari nuk i jep karton mbrojtësit kundërshtar, në një kohë që duhej akorduar i kuq. Edhe tifozët u irrituan dhe nisën të shanin, në një kohë që dihet se në Fier mbështetësit tanë nuk reagojnë me ofendime.

Apolonia do të vazhdojë të luajë pastër dhe për dinjitetin e vet deri në fund. Klubi ynë nuk bëhet palë me asnjë ekip tjetër. Do të respektojmë garën deri në fund siç kemi bërë gjithmonë”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën, lojtari i Apolonisë, Amarildo Dimo. Duket se faza e tretë dhe finale e kampionatit do të sjellë situata të tilla me akuza dhe kontestime.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"