Gjykata vendos masën e sigurisë për Klodian Duron, flet avokati: Ish-bashkëshortja nuk e la të takojë vajzën e tij për ditëlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:12


Gjykata vendos masën e sigurisë për Klodian Duron, flet avokati: Ish-bashkëshortja nuk e la të takojë vajzën e tij për ditëlindje

Klodian Duro ka qenë në telashe shumë të mëdha këto ditë, teksa në datën 24 mars u arrestua nga policia, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas së tij. Ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, i cili u thye nga ish-mesfushori i Kombëtares dhe u arrestua.klodian duro

Gjithsesi ditën e sotme Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron. Pas kësaj menjëherë ka folur avokati i 42-vjeçarit, Erjon Kullolli, i cili është shprehur se ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar Duron të takojë vajzën e tij. “Ata janë në proces divorci dhe çështja është në Apel.

Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar të takojë vajzën. Në datën 21 mars vajza kishte ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar ta takojë”. Gjithashtu Kullolli ka thënë se Duro ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com