Gjykata lë të lirë brazilianin Leal, por e dënon me punë të detyruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 19:16

Gjykata lë të lirë brazilianin Leal, por e dënon me punë të detyruar

Gjykata e Vlorës la sot të lirë, futbollistin brazilian të Flamurtarit, Mauricio Leal. Por Leal është lënë i lirë me shërbim prove për një muaj. Kjo do të thotë se braziliani i Flamurtarit tashmë duhet të bëjë punë publike në shërbim të Bashkisë dhe qytetarëve.

Leal Flamurtari kontrata

Leal mund të pastrojë plazhin, rrugët apo lulishtet. Duhet që të pritet e hëna kur edhe do të zbardhet vendimi, për të përcaktuar se çfarë pune do të bëjë saktësisht braziliani.

Futbollisti u arrestua dy ditë më parë për shkak se nuk i ndaloi në Radhimë postbllokut të policisë, ndërsa u kap pa patentë. Leal shoqërohej edhe nga dy bashkëkombasit e tij, Lukas Kanixha dhe Nakamuta Lyneeker.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"