Gjykata jep vendimin, por avokati i “Ballistit” është i sigurt: Nuk ekstradohet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 18:47

Gjykata jep vendimin, por avokati i “Ballistit” është i sigurt: Nuk ekstradohet!

Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik ka përsëritur sot vendimin për të ekstraduar drejt Serbisë Ismail Morinën, i njohur si “Ballisti” që nga ngjarja e famshëm e fluturimit të dronit mbi Beograd. Por për avokatin e tij, ky proces i dërgimit të tij para një gjykate serbe nuk do të bëhet asnjëherë realitet.

ballist morina

“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim.

Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina”, janë fjalët që avokati Darko Butigan, ka thënë për “Top Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"