Gjykata i kthen padinë Panuçit: Ka pasaktësi, ke 20 ditë kohë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 15:41

Gjykata i kthen padinë Panuçit: Ka pasaktësi, ke 20 ditë kohë për…

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, që  i drejtohet ish-presidentit të republikës Bujar Nishani.

nishani-panucci

Anila Karanxha, gjyqtarja e çështjes, ka argumentuar se padia ku kërkohej 100 mijë euro dëmshpërblim, kishte të meta në formulimin e saj. “Top Channel “ raporton se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që të plotësoj këto mangësi brenda 20 ditësh.

Nëse ky afakt nuk respektohet atëherë padia do të cilësohet e rrëzuar. Mbetet për tu parë nëse avokatët e Panuçit do të reagojnë për këtë betejë me Nishanin. Trajneri i kombëtares paditi ish-presidentin për shkak se ky i fundit ishte shprehur pas humbjes me Kosovës duke e quajtur Panuçin: “Sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"