Gjoni: Tërbuni luan futboll, çfarë do thotë tani Partizani?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2016 | 21:29

Gjoni: Tërbuni luan futboll, çfarë do thotë tani Partizani?

Pavarësisht fitores së madhe ndaj Skënderbeut, trajneri pukjan, Viktor Gjoni nuk duket fort i lumtur, pasi sipas tij Tërbuni mund të ishte në një pozicion tjetër në tabelën e renditjes me lojërat që ka zhvilluar.gjoni Ai vazhdon të këmbëngulë te ndershmëria e skuadrës së tij dhe përfiton t’i përgjigjet Partizanit.

“Ne po respektojmë kampionatin, por e zbukurojmë futbollin shqiptar, që ka nevojë për skuadra të tilla, që japin shembull ndershmërie Ishte një fitore mëse e merituar, edhe pse në rezultatin 2­0 për ne akordoi një penallti inekzistente për kundërshtarin.

Është i njëjti arbitër që na ka dëmtuar edhe në ndeshje të tjera dhe jam shumë i indinjuar. Ekipet e vogla nuk mund të penalizohen kështu, na trajtojnë si ekip pa asnjë rëndësi.

Më vjen shumë keq që në Shqipëri funksionon kështu, ku nëse ndalim Partizanin, drejtuesi i tyre na kërkon llogari dhe na akuzon se luajtëm fort për të ndihmuar Skënderbeun.

Tërbuni tregoi edhe një herë se luan futboll, por nëse është në fund, ka faj vetë për fillimin e gabuar të sezonit kur skuadra u prish në krahasim me sezonin e shkuar, ndërkohë që edhe gjykimet kanë qenë mjaft negative ndaj nesh”, deklaroi Gjoni për ‘Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"